Ekspeditë pranverore në Meteora dhe Janinë

Imazhi 0 i Eventit

Data dhe ora e nisjes:

Apr. 24

23:45

Data dhe ora e përfundimit:

Apr. 27

20:00

Kohëzgjatja e përafërt:

2 ditë, 20 orë

Distanca:

12.0 km

Kontakti:

Vështirësia:

Lehtë

Kosto:

Çmimi 250.00

Të dashur miq,

Ju njoftojmë se Klubi Alpin Prishtina organizon ekspeditën treditore në Meteora të Thesalisë dhe Janinë të Epirit në Greqi. Ekspedita ka karakter të theksuar kulturor por ka edhe komponenta të shtegtimit turistik, shoqërimit, vizitave turistike dhe informimit për këto zona historike. Ekspedita zgjatë tre ditë (e premte, e shtunë dhe e diel) dhe do të zhvillohet me datat 25, 26 dhe 27 prill 2025.

🥾 Gjatë këtij rrugëtimi do të vizitohen vende të rëndësisë së veçantë natyrore dhe të trashëgimisë kulturore të Thesalisë dhe Epirit, me theks te formacionet monolite të Meteorës dhe Manastiret e mbrojtura nga Unesko, Shpellat Eremite, Kalampaka, Kastraki, si dhe vet qyteti historik i Janinës në Epir ku kemi rastin ti vizitojmë Liqenin Pamvotis, Kalanë e Ali Pashës, Qytetin e Vjetër dhe Gjimnazin Zosimea, nxënës të së cilit ishin shumë nga rilindësit shqiptar.

🪨 Këto vise janë ndër vendet më të vizituara në Mesdhe, ndërsa Guidat e KAP e kanë përzgjedhur shtegun e lehtë me gjatësi 12 km i cili përshkon gjithë Meteorën, manastiret, shpellat, fshatrat e vjetër dhe magjinë e monoliteve masive të këtij rajoni; qyteti i historik i Janinës do ti japë vlerë shtesë kësaj ekspedite.
Pjesëmarrja në Ekspeditën e Meteorës dhe Janinës është e hapur ndërsa një numër rezervimesh vetëm janë bërë, prandaj ju inkurajojmë ti bashkoheni këtij përjetimi. Rezervimet mbyllen sapo të plotësohet numri i pjesëmarrësve, prandaj gjithë të interesuarit të rezervojnë sa më parë për shkak të organizimit më të mirë!

ℹ️ Detajet e organizimit:
📅 Nisja: Me datën 25 prill (pas mesnate)
📅 Kthimi në Prishtinë: 27 prill  (e diel)
📍 Vendi i nisjes: Parkingu i Stacionit të Trenit
📍 Lokacioni i nisjes: https://maps.app.goo.gl/ZRiz21YATwCU9zyw8
🚍 Lloji i Transportit: Autobus komod
💶 Pagesa: 250.00 € (me rastin e rezervimit bëhet pagesa e plotë)
➡️ Përfshihen: Organizimi, guidimi, udhëtimi, akomodimi (mëngjes/darkë).

☎️ Kontakti për rezervim: Kristian Gashi +383 44 889 519 / e-mail: [email protected]

📋 Itinerari/Plani:
Dita I (e premte) - 25 prill
Nisja do të bëhet nga parkingu i Stacionit të Trenit (në mes të enjtes dhe premtes), në relacionin Prishtinë- Shkup-Gjevgjeli-Selanik. Në Selanik mbërrihet rreth orës 08:00 të mëngjesit. Vizitë në Selanik deri në orën 12:00. Në 12:00 nisemi drejt Kalampaka/Meteora ku do të arrihet pasdite; në këtë qytet akomodohemi, konsumohet darka dhe pastaj kemi kohë të lirë.

Dita II (e shtunë) - 26 prill
Pas mëngjesit nisemi drejt shtegut të afërt në fshatin Kastraki ku do të shfaqen formacionet e para monolite të Meteorës. Ecja është e lehtë dhe e kombinuar me natyrë, formacione shkëmbore, manastire eremite dhe shpella të mbrojtura si monumente. Në mesditë arrijmë në kompleksin e manastireve Megali Meteoron të cilat do ti vizitojmë sipas programit; për të vazhduar drejt paralagjeve të Kalampaka dhe hotelit ku përfundon ecja. Pas darkës kohë e lirë për vizita dhe zbavitje në lokalet e njohura të zonës.

Dita III (e diel) - 27 prill
Pas mëngjesit nisemi drejt Janinës ku parashihet të mbërrijmë paradite. Në Janinë do të vizitohen Liqeni Pamvotis, Kalaja e Ali Pashës, Qyteti i Vjetër dhe Gjimnazi Zosimea, nxënës të së cilit ishin shumë nga rilindësit shqiptar; pasdite nisemi për Kosovë për të arritur në orët e vona.

Udhëheqës i Ekspeditës: Kristian Gashi 
Ndihmës: Florent Shala

📜 Kushtet e përgjithshme dhe përgjegjësitë gjatë aktiviteteve:
https://tinyurl.com/ykyzkmjr

Shënime:

Kthehu te Eventet