
Data dhe ora e nisjes:
Jul. 10
08:00
Data dhe ora e përfundimit:
Jul. 15
20:00
Kohëzgjatja e përafërt:
5 ditë, 12 orë
Distanca:
18.0 km
Vështirësia:
MesatareKosto:
Çmimi 520.00
Të dashur miq,
Ju njoftojmë se me datat 10-15 Korrik 2025 do ta realizojmë ekspeditën e Trigllavit në Slloveni. Kjo ekspeditë organizohet për të pestën herë me radhë dhe hyn në kuadër të ngjitjeve në majat e rajonit por edhe brenda vizitave brenda Parqeve Nacionale. I gjithë Grupi i Trigllavit do të udhëtojë me autobus komod dhe meqë do të udhëtojmë nëpër bregdetin e Dalmacisë do kemi rastin ti vizitojmë disa vende të njohura turistike, duke përfshirë Parkun Kombëtar të Trigllavit , Lubljanën dhe qytetin historik të Bledit. Numri i pjesëmarrësve do të jetë konform kapacitetit të vendeve në autobus dhe rezervimeve në shtëpitë malore, prandaj rezervimi i hershëm ka prioritet.
ℹ️ Klubi Alpin Prishtina siguron: Organizimin, udhëtimin, guidimin në ngjitje, akomodimin tre net në dormitory, pajisjet e sigurisë (helmetë, shalarë dhe karabina përcjellëse), pako të pjesshme ushqimore dhe sasi uji. Çmimi total për pjesëmarrje: 520.00 €
📋 Plani i ekspeditës:
Dita 1-2: 10 / 11 Korrik 2025 / Prishtine – Prizren – Shkodër – Tivar (Bar) – Dubrovnik – Lubjanë. Këtë ditë akomodohemi dhe qëndrojmë në Mojstrana në Parkun Nacional të Trigllavit. Gjatë ditës pushohet, shëtitje e lehtë dhe përgatitje e pajisjeve për ditën e nesërme.
Dita 3: 12 Korrik 2025 / Nisemi pas mëngjesit nëpër shtegun e caktuar dhe për 5h arrijmë në shtëpinë e famshme bjeshkatare në Kredarice 2515 m. Kjo shtëpi gjendet përfundi Majës Trigllav dhe është e famshme si pikë qëndrimi për pushim dhe ngjitje në Trigllav. Nga këtu e ngjesim majën Trigllav dhe kthehemi në Kredarice për ta kaluar një natë.
Dita 4: 13 Korrik 2025 / Pas mëngjesit në Kredarice nisemi teposhtë në shtegun për Mojstrana dhe udhëtojmë për në qytetin historik të Bledit ku kemi vizita në qytetin e vjetër dhe liqenin e Bledit. Pas akomodimit në Lubjanë e bëjmë edhe një vizitë në qytet.
Dita 5: 14 Korrik 2025 / Pas mëngjesit nisemi për Prishtinë.
ℹ️ Karakteristikat e Majës Trigllav:
Maje shkëmbore me histori të pasur dhe pozicion strategjik në Alpet Julike si dhe me status të mbrojtur (ka qenë maja më e lartë në ish-Jugosllavi). Gjendet brenda territorit të Parkut Nacional Trigllav; ngjitja e parë është shënuar në vitin 1778 ndërsa sot është nga masivet më të vizituara në rajon. Ngjitja bëhet nëpër pjesën veriore ku edhe gjendet shtegu më i frekuentuar (Pr1).
Pozita Gjeografike: Alpet Julike 46°23’00”N 13°53’00”E,
Republika e Sllovenisë, Karniola e Sipërme
Lartësia: 2864 m/lmd
Prominenca: 2052 m/lmd
Renditja: Maja më e lartë në Slloveni dhe në Alpet Julike.
❗ Vëmendje: Pjesëmarrja në këtë Ekspeditë është e hapur dhe mund të marrë pjesë çdo person që e gjen veten në aktivitete të tilla. Përvoja që fitohet në Trigllav është synim i çdo bjeshkatari dhe natyralisti sepse vet parku nacional dhe shtigjet e veçanta japin shumë përjetim dhe përvojë.
Lajmërohuni me kohë te organizatori dhe bëheni pjesë e këtij përjetimi.
Udhëheqës i ekspeditës: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Florent Shala
Kontakti: +383 44 240 517 / [email protected]
Shënime: