Ekspeditë në Mont Blanc, Francë

Imazhi 0 i Eventit

Data dhe ora e nisjes:

Aug. 5

10:00

Data dhe ora e përfundimit:

Aug. 13

18:00

Kohëzgjatja e përafërt:

8 ditë, 8 orë

Kontakti:

Vështirësia:

E vështirë

Kosto:

Çmimi 1950.00

Të dashur miq, Klubi Alpin Prishtina e shpall të hapur aplikimin për pjesëmarrje në ekspeditën alpine në Mont Blanc të Francës, majës më të lartë në Evropën Perëndimore dhe ikonës së alpeve nga ku edhe buron historia e ngjitjeve alpine. Ekspedita do të zgjasë 8 ditë dhe do të zhvillohet në muajin Gusht 2025. KAP e ka organizuar dhe ngjitur këtë maje me sukses në vitin 2015, 2022 dhe në vitin 2024, prandaj duke u mbështetur në të dhënat e këtyre ekspeditave është përpiluar plani dhe itinerari i ekspeditës konform parametrave teknik dhe juridik. ℹ️ Pjesëmarrja është e hapur, por të interesuarit duhet të lajmërohen sa më parë për shkak të përgatitjeve organizative (juridike – teknike) si dhe për faktin se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar; këtu përfshihen edhe programi i trajnimit dhe dy seanca teknike rreth pajisjeve të sigurisë dhe përdorimit të tyre. ➡️ Ju inkurajojmë të bëheni pjesë e kësaj ekspedite të veçantë, ta përjetoni punën ekipore në lartësi, ta pasuroni përvojën tuaj në terrene të pazakonta, të bëheni pjesë e komunitetit alpin dhe mbi të gjitha ta përfaqësoni vendin dhe kauzën tuaj. Chamonix (qendra e alpinizmit botëror) dhe rrethinat e tij do të jenë në programin e vizitave tona. 💶 Çmimi për person: 1.950,00 € Në këtë ekspeditë përfshihen: Organizimi, udhëtimi, akomodimi, pajisjet e sigurisë dhe guidimin K.A.P. ofron edhe dy trajnime teknike brenda organizimit si dhe litarët e sigurisë grupore Vëmendje: Afati i aplikimeve fillon tani dhe përfundon në momentin e plotësimit të vendeve ! 🏔️ Mont Blanc: Me 4808 m/lmd është maja më e lartë në Alpe dhe në Evropën Perendimore. Maja e 11-të në botë për nga prominenca topografike. Gjendet në masivin e Alpeve Graiane në mes Lugines Aosta në Itali dhe Haute-Savoie të Francës Vet maja gjendet në territorin e Francës, ndërsa masivi është i përbërë nga akullnaja të përjetshme dhe si tillë është në pritje për tu shpallur trashëgimi botërore (UNESCO). Ngjitja e parë është bërë me datën 08 Gusht 1786 nga Jacques Balmat dhe Michel Paccard, datë e cila e shënon edhe fillimin e hershëm të alpinizmit modern. Femra e parë e cila e arriti majën e ishte Marie Paradis në vitin 1808. ❗ P.S. Për shkak të rregullave të reja strikte të sigurisë të vendosura nga Federata Franceze e Alpinizmit, çdo subjekt duhet të jetë i organizuar brenda parametrave dhe rregullave të reja juridike të cilat janë obligative ! Udhëheqës i Ekspeditës: Kristian Gashi Kontakti: Klubi Alpin Prishtina 📩 E-mail: [email protected] ☎️ Tel: +383 44 889 519

Shënime:

Kthehu te Eventet