Maja e Guzhbabës dhe Burimi i Lumbardhit - Sharr

Event Image 0

Vendi i nisjes:

Nga Stacioni i Trenit në Prishtinë

Data dhe Ora e Nisjes:

Jan. 26

06:00

Data dhe Ora e Përfundimit:

Jan. 26

19:00

Kohëzgjatja e Përafërt:

13 orë

Distanca:

14.0 km

Kontakto:

Vështirësia:

Mesatare

Kosto:

Çmimi 12.00

Përshkrimi:

Të dashur miq, Këtë të diel do të ecim në Bjeshkët e Sharrit në pjesën e Burimit të Lumbardhit dhe Bjeshkës së Guzhbabës. Pjesëmarrja është e hapur ndërsa caku është ngjitja në kurrizin e Sharrit dhe në Majën Guzhbaba 2604 m/lmd, nga ana veriore ku edhe ka terren më të butë. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel me datën 26 janar 2025. ☀️ Moti parashihet të jetë stabil dhe me diell, ndërsa Itinerari i udhëtimit me autobus është, Prishtinë-Ferizaj-Shtërpce-Prevallë Detajet e organizimit: 📅 Nisja: e diel, 26.01.2025 / ora 06:00 (tubimi në 05:45) 📍 Vendi i nisjes: Para parkingut të Stacionit të Trenit 🚍 Lloji i transportit: Autobus 💶 Çmimi: 12.00 € (për person) Si të rezervoni: Preferohet me 📩 e-mail ([email protected]); (www.facebook.com/KlubiAlpinPrishtina/) ose në ☎️ Tel: +383 45 112 555 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at dhe e prisni konfirmimin. ℹ️ Detajet e shtegut: Lartësia max: 2604 m/lmd Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Komuna e Prizrenit Aktivitet i planifikuar: 7 orë Gjatësia e shtegut: 14 km (dy drejtimet) Karakteri i shtegut: Shtigje bjeshke dhe kushte bore Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde dimërore, ushqim të zakonshëm dhe ujë. 📋 Përshkrimi i aktivitetit: Kësaj radhe do të ecim nëpër Bjeshkët e Sharrit në regjionin e Burimit të Lumbardhit të Prizrenit dhe Masivit të Guzhbabës ku edhe gjendet Rezervati Strikt i Natyrës ''Lumbardhi'', kthimi do të bëhet nëpër të njëjtin shteg ku ekziston mundësia të na bashkohen edhe ata që nuk duan ta ngjesin majen por të ecin deri te lugina ku është Burimi i Lumbardhit. Udhërrëfyes: Florent Shala +383 45 112 555 Ndihmës: Fatmir Tahiri +383 44 555 043 KAP ju dëshiron vikend të këndshëm ☺️

Shënime: